Rexhep Selimi: Pushtet më të poshtër se ky s’ka pas Kosova

Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi iu ka drejtuar parlamentit duke thënë se disa prej deputetëve që sot po flasin për Astrit Deharin dhe po ngushëllojnë familjen e tij, e kanë pasur rastin që këtë ta bëjnë se dera e kësaj familjeje ka qenë e hapur.

“Thirrësit e kësaj seance patën rastin që këtë ta bëjnë edhe më herët”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.

“Një nuk mund ta bëjmë, të bisedojmë pa dallim, sepse në dallojmë shumë”.

Sipas tij Kosova e pasluftës ka pasur qeveri dhe pushtete herë më të dobëta e herë më të mira, por Kosova s’ka pas pushtet më të poshtër se ky aktual.

“Nuk duhet t’i harrojmë edhe kërcënimet nga ky parlament dhe zyrat e qeverisë me vetëvrasje. Nëse qenkan terroristë pse ata aktivistë qenkan në shtëpi sot. Edhe vdekjen e Deharit u munduan ta fshehin”.

“E morët të gjallë e kthyet të vdekur dhe ju jeni përgjegjës”, ka theksuar Selimi.

“Edhe sikur të donim të mos dyshonim në ju, ju vetë na bëni që të dyshojmë”.

“Keni deklaruar se ka vdekur nga mbidoza e medikamenteve, pastaj raportet e infermieres që ai ka qenë me frymëmarrje dhe puls normal”.

“Ikja nga debati nuk iu bënë të pafajshëm. Ky që po bëjmë sot nuk është ballafaqimi i fundit me këtë pushtet. Ju jeni përgjegjës për montimin e rastit të gjashtë aktivistëve, pesë prej të cilëve ende janë gjallë”, shtoi ai.

“Mbi këtë përgjegjësi është dashur të reflektoni me dorëheqje”, përfundon Selimi.