Ridefinimi i institucioneve kulturore në Maqedoni

img_1254 img_1255

Shkruan: Afet Jashari, anëtar i Departamentit të Kulturës në Lëvizjen BESA
Në Maqedoni, kudo që të udhëtosh, has në dallime të mëdha, qoftë etnike ose edhe fetare. Ky diversitet është krijuar gjatë historisë së këtij vendi. Por, kur flasim për një diversitet kulturor në institucionet e kulturës në Maqedoni, atëherë nuk mund themi se në ato respektohet realiteti shumetnik në këtë vend.

Nga një analizë e lehtë, në tabelën e mëposhtme shihet qartë se si është gjendja reale në disa institucione kulturore në Maqedoni .

 

Shkupi – viktimë e diversitetit kulturor

Ndonëse në 10 vitet e fundit Qeveria e Maqedonisë e ka pasur prioritet Shkupin, për ta ndryshuar kështu rrënjësisht atë, ajo nuk e ka respektuar edhe vullnetin e komuniteteve që jetojnë në këtë qytet. Deri në vitet 1940-1945 Shkupi historikisht është njohur si qytet me shumicë shqiptare, bile më shumë se Tirana dhe Prishtina, por tashmë gjithnjë e më shumë po vuloset si qytet njëetnik maqedonas dhe kristian. Për fat të keq, në 10 vitet fundit edhe partneri shqiptar në Qeveri e ka ndihmuar këtë deshqiptarizim të Shkupit, ashtu që tani kemi një Shkup të modernizuar dhe një Shkup të getoizuar: në pjesën e getoizuar infrastruktura është e shkatërruar, nuk ka institucione kulturore, disa janë në ndërtim e sipër, e disa janë të paregjistruar, pra janë ilegale, siç është “Muzeu i lirisë” në Komunën Çair, i cili ende nuk ekziston në regjistrin e muzeve të Maqedonisë. Nëse personalitetet e jetës publike dhe politike e shohin si normale këtë që ka ndodhur dhe është duke ndodhur me Shkupin, atëherë do të mallkohemi nga gjeneratat që do vijnë.

As komunat me shumicë Shqiptare nuk kanë çarë kokën për institucione kulturore

Edhe në shkrimet e mëparshme kam theksuar se situata e institucioneve kulturore nuk është e lakmueshme as në komunat ku shqiptarët janë shumicë, por e kundërta vlen për komunat me shumicë maqedonase. Tabela e mëposhtme i pasqyron institucionet lokale kulturore në disa komuna më të vogla, si dhe numrin e popullsisë nga regjistrimi zyrtar i popullsisë, i realizuar në vitin 2002.

 

Nisur nga ky pasqyrim, është bërë i detyrueshëm RIDEFINIMI i institucioneve kulturore në vend, në mënyrë që realiteti multietnik në Maqedoni të reflektohet edhe në jetën kulturore të vendit. Ndryshe Maqedonia do të vazhdoja ta ushqejë diskriminin, pabarazinë dhe përjashtimin e jomaqedonasve, që – në fund të fundit – i kthehet bumerang po këtij shteti, ngase secili refuzim krijon reaksion dhe kjo prodhon në vazhdimësi kriza.Nga kjo kuptojmë se në Maqedoni, përveç që udhëheqësia e shtetit nuk e respekton të drejtën e barabartë dhe të drejtën për të pasur institucione kulturore, këtë nuk e bëjnë as komunat.