Rihanna bën një thirrje urgjente dhe kërkon ndihmë publikisht

Për herë të parë Rihanna është parë në këtë gjendje. Ajo e shqetësuar u kërkon ndihmë të gjithë fansave të saj që të lajmërojnë menjëherë policinë nëse shohin miken e saj, e cila ka humbur që të dielën.
Balerina Shirlene Qugley e cila ka qenë pjesë e stafit të Beyonce është parë për herë të fundit në një autobus të dielën dhe askush nuk di më gjë për të.

Rihanna ndërkohë ka postuar videon e saj në Facebook dhe shkruan:

Ky shpirt iu bukur dhe kërcimtarja ime është zhdukur! Zemra më dhemb kur mendoj se sa situatë e rëndë është për të gjithë ata që e duan këtë vajzë. Nëse dikush prej jush e ka parë apo ka ndonjë informacion se ku mund të ndodhet ju lutem kontaktoni departamentin e policisë.