Rikthehet Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri, ylli i Stoke Cityt, është rikthyer nga lëndimi.

Xherdan Shaqiri do të jetë pjesë e Stoke Cityt për ndeshjen ndaj Tottehamit, e cila zhvillohet nga ora 14:30.

Ylli kosovar nuk ka qenë pjesë e Stokes në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, përcjell Express.

Reprezentuesi i Zvicër ka sanuar lëndimin dhe tash do të jetë gati për ta ndihmuar skuadrën.

“Xherdan Shaqiri është në rregull përsëri dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës”, ka deklaruar trajneri i Stokes, Mark Hughes.