Rilindja me BESË takim me banorët e Cërnilishtës të komunës Dollnen

Sot Rilindja me BESË ka zbarkuar në Cërnilisht të komunës Dollnen për të realizuar takim me banorët e këtyre zonave. Fillimisht fjalën e ka marrë bartësi i listës zgjedhore nga Rilindje me BESË në zonën e pestë zgjedhore, Arben Labënishti i cili ndër të tjera potencoi se vota e numrit 10-të në zgjedhjet e 11 dhjetorit, është numëri i dinjitetit, mirëqenies, shpresës dhe ardhmërisë së shqiptarëve.

Ndërsa, Arjanit Hoxha i BESËS ka thënë se më 11 djetori do të jetë fundi i kriminelëve politik, kurse mbrëmë pushtetarët nuk kanë kanë mundur të rrinë të qetë nga Konventa madhështore në Shkup e Rilindjes me BESË, e cila dëshmoi se BESA është më e gjallë se kurrë më parë te shqiptarët e Maqedonisë.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi: “Ne ju japim BESËN se do të jemi zëri i juaj në Parlament. Në konventën promovuese mbrëmë në Vip Arena në Shkup, treguam se Rilindja me BESË është e ardhmja e shqiptarëve të Maqedonisë. Ata të tjerët të vrasin natën, kurse të vajtojnë ditën. Ata e hudhin gurin dhe e fshehin dorën. Ne në asnjë rast nuk i përgjigjem dhunës me dhunë, përgjigja jonë është me kulturë, e të mos ketë asnjë incident të vetëm mes vëllezërve tanë të një gjaku në këtë fushatë parazgjedhore. Platforma jonë ofron zgjidhjen e problemeve shqiptare në Maqedoni”.

15152296_1142410685841318_2129205447_o