Rilindja me BESË takime me Esnafin e Çarshisë.

Sot, bartësi i listës zgjedhore në njësinë e parë i Rilindjes me BESË, Zeqirija Ibrahimi, pasuesi i tij, Rexhep Memedi dhe kandidati tjetër në këtë listë Kastriot Rexhepi, si dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë e dytë zgjedhore, Afrim Gashi, kanë realizuar takime me shoqatën e Esnafit të Çarshisë në Shkup, ku u bashkëbisedua për hallet dhe problemet e esnafëve dhe zgjidhja e këtyre probleme që ofrohet përmes platformës “Ridefinimi”.