Rilindja me BESË tubim në Bogovinë dhe Bërvenicë

Bilall Kasami: Ta kthejmë BESËN aty ku e ka ajo vendin – mes popullit shqiptarë dhe të tregojmë se ne i takojmë një lloji tjetër politikanësh – se jemi politikanë që nëse e japim BESËN, as vdekja nuk mund të na bëjë ta thejmë atë, ngaqë e dimë se i pabesi është kufomë e pavarrosur mbi tokë

 Rilindje me BESË sonte ishte prezent në Çellopek të Bërvenicës dhe në Bogovinë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Gjatë kësaj fushate parazgjedhore mua më kanë tronditur njerëzit dhe përfaësuesit e BDI-së të cilët ndërtuan parti duke përvetësuar emblemën më të shenjtë të shqiptarëve atë të UÇK-së, erdhën në pushtet duke u thirrur në gjakun e rinisë shqiptare, që në fund  të përfitojnë ata vetë dhe të na bindin neve shqiptarëve se luani bullgar na qenka emblemë e shqiptarisë. Fushatat zgjedhore janë të parapara që politikanët t’i shpalosin programet dhe ofertat e tyre, por ata nuk janë panair gënjeshtrash, ashtu siç e kanë kuptuar ata perfaqësuesit e BDI-së, që 14 vite me radhë popullit i ofrojnë durim, e vetvetes pasuri. Fushatat parazgjedhore janë të parapara që politikanët të kontaktojnë me votuesit e vetë, por jo edhe ata të pafytyrët si këta të BDI-së, të cilët po ua pështyn njërën anë të fytyrës, ata ta kthejnë tjetrën. Ne e dimë çka janë fushatat parazgjedhore për tejrët, por ja po ua them sinqerisht, se për ne përfaqësuesit e Lëvizjes BESA kjo fushtë parazgjedhore ka vetem një kuptim: Ta kthejmë BESËN aty ku e ka ajo vendin – mes popullit shqiptarë dhe të tregojmë se ne i takojmë një lloji tjetër politikanësh – se jemi politikanë që nëse e japim BESËN, as vdekja nuk mund të na bëjë ta thejmë atë, ngaqë e dimë se i pabesi është kufomë e pavarrosur mbi tokë”.

Më tutje shefi i shtabit të Bërvenicës nga Rilindja me BESË, Mumin Rexhepi ka thënë se është koha ti themi mjaft këtij diskriminimi të gjithanshëm, kurse Rezana Iljazi ka potencuar se me Ridefinimin do të ndodh ndryshimi i madh në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa Selatin Jusufi potencoi që vrulli i Rilindjes me BESË dhe fitorja më 11 dhjetor të t’i bëjë krenar të gjithë shqiptarët.

Skender Rexhepi – Zejd nga Rilindja me BESË ka theksuar se me fitoren e Rilindjes me BESË, shqiptarët do të bëhen hisedar të këtij shtetit, e jo si deri më tani vasal.

Në Bogovinë karvani i Rilindjes me BESË u prit me duartrokitje dhe ovacione.

Shefi i Shtabit Komunal për Bogovinë Shpend Tahiri në fjalën e tij ndër të tjera pohoi se puna  e pandalshme e aktivistëve të Rilindjes me BESË, ka bërë që sot të ndjehemi krenar se çfarë vlerash përfaqësojmë përmes platformës tonë.

Njomza Imeri – Ismaili tha se fitorja është shumë afër vetëm se duhet kontributi i gjithsecilit për të arritur këtë qëllim final, ndërsa me fitoren tonë do të fitojnë shqiptarët, pasi ne do të jemi në shërbim të tyre.

Binas Pajaziti përfaqësuesi i Rilindje me BESË, në këtë tubim ka theksuar se ky koalicion do të dalë fitimtarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi kemi platformën që ofron zgjidhje për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni.

Kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, potencoi se Rilindja me BESË do të bëjë çmos që të sjell vlera të reja në politikë dhe ti përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë sa më denjësisht në të gjitha aspektet.

bobobo