Rilindja me Besën mbajti takim me banorët e Çairit

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Çairit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që iu takon këtë shtet. Dikur ishte e pamundur të besohej se Ali Ahmeti me shokët e tij do të përkuleshin dhe do të zbatonin vetëm urdhrat e Nikolla Gruevskit, ngaqë ajo ua dorëzoi palës maqedonae edhe atë që nuk i takon asaj – edhe Maqedoninë shqiptare. Por, Lëvizja BESA do ta kthejë atë që na takon pa dëmtuar asnjërin, mjafton që shqiptarët e kanë të qartë se kënd duhet ta ndëshkojnë me votë në këto zgjedhje. Çdo votë në zgjedhjet e 11 dhjetorit është e rëndësishme. Çdo votë e juaj është fuqizim i zërit të shqiptarëve të cilët o sot, o kurrë do t’i dalin zot vendit të të parëve të vet, vendit që do të mbetet i fëmijëve tanë – Maqedonisë shqiptare.”