Rilindje me BESË përkrahet nga banorët e Vrapçishtit

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët Komunës së Vrapçishtit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Deri tash BDI-ja bëri çka deshi. Ajo shqiptarëve ua vodhi votën, e kërcënoi dhe e përbuzi popullin e vet vetëm që kështu t’ua plotësonte kërkesat dhe dëshirat punëdhënësve të saj – Gruveskit dhe Mijallkovit. Sa më shumë që krerët dhe funksionarët e BDI-së pasuroheshin, aq më shumë populli varfërohej. Dhe sa më shumë Ali Ahmeti me shokët e tij vëllazërohej me Gruevskin dhe Mijallkovin, aq më shumë shqiptarët e maqedonasit armiqësoheshin. Deri tash BDI-ja i njollosi thuajse të gjitha vlerat kombëtare që na identifikojnë neve shqiptarëve të Maqedonisë, por nuk arriti kurrë që ta ngre zërin ku ndër atyre që i çonin nxënësit shqiptarë të mësojnë nga libra shkollor ku ofendohet populli ynë, kombi ynë. BDI-ja shau e ofendoi shkrimtarë e intelektualë, por kurrë nuk e ngriti zërin kundër atyre që edhe me paratë tona botuan Enciklopedinë që e ofendonte popullin tonë…