Rilindje me BESË: Program për zhvillim rajonal “KORAB 2025”

Lëvizja BESA në bashkëpunim me ekspertë të njohur nga Sllovenia, ka përgatitur një Platformë për zhvillim të qëndrueshëm të rajoneve perëndimore të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të cilës është Programi për zhvillim rajonal  i quajtur “KORAB 2025”. Qëllimi i kësaj platforme është ringjallje turistike të kësaj pjesë të Maqedonisë, sepse potenciali i saj deri më tani për shkaqe të sqarueshme nuk është shfrytëzuar sa duhet.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, theksoi: “Në këtë rajon gjenden viset ndër më të bukurat në Ballkan dhe Evropë, jo vetëm për zhvillim të turizmit dimëror, por gjatë gjithë stinëve të vitit. Ngjashmëria me viset turistike të Sllovenisë është aq e madhe, prandaj edhe kemi vendosur që të shfrytëzojmë përvojat e këtij shteti mik, për përgatitje të platformës. Kjo platformë është më seriozja që është përgatitur deri tani. Ne tashmë kemi gjetur edhe investitorët, të cilët janë të gatshëm të fillojnë me punime sapo të ndodhin ndryshimet në zgjedhjet e 11 dhjetorit, zgjedhje pas të cilave do të formohet një qeveri serioze, e cila do të jetë partner e jo reketuese e investitorë të huaj. Maqedonia posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme për tu bërë qendër e turizmit dimëror në Ballkan, sepse në asnjë vend tjetër të Ballkanit, e ndoshta edhe Evropës, nuk ka qendra turistike dimërore aq afër aeroporteve, sa gjenden qendrat turistike në Maqedoni  afër aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit. Kjo është një përparësi e cila krijon parakushte për tërheqje të turistëve jo vetëm nga vendet përreth, por edhe nga mbarë Evropa, sepse turisti nga shteti më i largët evropian për maksimum gjashtë orë mund të arrijë nga qyteti i tij dhe të akomodohet në një qendër turizmi në Maqedoni.  Duke pasur parasysh faktin se komponenti i një strategjie është pjesë e saj ekzekutive, është e nevojshme që në fazën e krijimit të një koalicioni të projektit, si dhe gjatë projektimit të vetë strategjisë, për të njohur dhe për të vendosur një bosht kryesor të pjesës ekzekutive te programit të zhvillimit . Projektet janë të përqendruar në mënyrë të qartë në një grup sistematik të aktiviteteve, te projektuara sipas prioriteteve dhe rezultateve: – mundësitë për ngritjen për punësim, si dhe rritjen ekonomike në qytete dhe rajon, – Qëllime , synimet dhe treguesit e duhur, – ndërhyrjet e balancuar dhe te planifikuara në mjedis, duke marrë parasysh kriteret e ruajtjes se natyrës dhe baza të qëndrueshme të ndërtimit, – lidhjet Interurbane, rajonale dhe ndërkombëtare, – Zhvillimin e qëndrueshëm të ofertës turistike”, përfundoi Kasami.

Nga Arti Future International Institute, Bekim Emini, deklaroi: “Pike së pari ju falënderoj në emër te institutit ARTI FUTURE- International Institute for Human Space nga Maribori i Sllovenisë të cilin unë dhe kolegu im z. Zaim Xhabiri e përfaqësojmë si partner të tyre dhe njëkohësisht dua të falënderoj kryetarin e Lëvizjes BESA z.Bilall Kasami për interesimin dhe besimin e tij ne angazhimin e Institutit tonë, për përgatitjen e Programi për zhvillim rajonal  i quajtur “KORAB 2025”, që do të thotë përgatitjen e : Platformë për zhvillim të qëndrueshëm të rajoneve perëndimore të Republikës së Maqedonisë.  Në veçanti falënderimi i takon edhe drejtorit te Institutit tonë z. Andrej Kajbic i cili për shkak angazhimeve te tij te shumta nuk mundet të jetë prezent sot këtu me ne. Dhe gjithashtu falënderim u takon edhe partnereve ton te Institutit për angazhimin dhe punën e të palodhshme. Programi për zhvillim rajonal  i quajtur “KORAB 2025” paraqet një koncept themelor të politikës për zhvillim – d.m.th një platformë për zhvillimin e rajonit perëndimor të Republikës së Maqedonisë, si një përgjigje dhe një ndërhyrje në gjendjen ekzistuese. Sipas këtij fakti, ne si institut flasim për zhvillimin e pabarabartë rajonal, ku disa rajone dhe komuna te pjesës lindore, si dhe asaj perëndimore të Republikës së Maqedonisë janë mbërthyer në një bllokadë të zhvillimit. Ne si institut mendojmë se gjendja ekzistuese ka nevojë për ndërhyrje urgjente, të cilat do të fillojnë me ndryshime dhe përmirësime brenda rajonit perëndimor të Republikës së Maqedonisë, me ndikime më të gjera në të gjithë shtetin. Sipas supozimit të paraqitur më larte, prioriteti i kësaj platforme është lidhja e komuniteteve lokale të rajoneve perëndimore përmes koalicionit rajonal të projektit. Programi i zhvillimit rajonal “KORAB 2025” është një sfidë dhe ambicie për një të ardhme më të mirë. Ajo përfaqëson një urë për lidhje, bashkëpunim dhe një bindje qe të gjitha pjesët e shoqërisë të bashkohen me të. Pikërisht ky efekt i mobilizimit të çdo individi, prapavije politike dhe bartësve të institucioneve të zhvillimit, është një nga ndërtuesit bazë të zhvillimit. Procesi i zhvillimit të tillë nuk është as i shkurtër dhe as i lehtë. Në fakt, ai është një proces i përjetshëm. Në udhëtimin tonë, ne mund të hapërojme vetëm mbi ato gurë kufitare ku ne mund të masim rrugën tonë përpara. Kështu që çdo ndryshim i vetëm pozitiv është sinjal se ne jemi duke bërë përparim dhe se ne jemi në rrugë të drejtë. Pasi që ne kujdesemi për ardhmërinë e botes sonë te përbashkët.”