– Rimini, Familja shqiptare hidhet nga kati i dytë t’i shpëtojë flakëve

Shtatë anëtarë të një familjeje shqiptare janë hedhur nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve.
Ngjarja është shënuar në Rimini rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar (19 tetor), dhe mësohet se flakët kanë shpërthyer fillimisht në një zyrë në katin e parë dhe më pas është përhapur në të gjithë godinën.
Në banesë ishin prindërit dhe 4 fëmijët, si dhe xhaxhai.
Nëna 31 vjece dhe një fëmijë 7 vjec janë dërguar menjëherë në spital për të dhënë ndihmën e shpejtë.
Burri, 40 vjeç dhe dy fëmijët, 8 dhe 4 vjeç si dhe një fëmijë vetëm 3 muajsh kanë lëndime të konsiderueshme. Ndërsa xhaxhai ka lëndime të lehta, shkruajnë mediat italiane.
Fqinjët, në përpjekje për t’i ndihmuar, vendosën në tokë dyshekë në mënyrë që gjatë rënies të mos kishin lëndime.
Të 6 personash kanë edhe helmime nga monoksidi i karbonit, ndërsa u transportuan për në Spitalin e Ravenas, në sektorin e posaçëm.
Apartamenti i katit të parë është bërë i papërdorshëm. Hetimet e para nga zjarrfikësit dhe policia, dyshojnë për një zjarrvënie.