Rishfaqet sëmundja e rëndë, 4 të infektuar nga tularemia Maqedoni

Dy vite pas epidemisë së fundit është rishfaqur në Maqedoni sëmundja vdjekjeprurëse infektive e tularemisë, duke prekur 4 banorë të fshatit Grushinë, komuna e Haraçinës.

Të katër personat e infektuar kanë ënjtje të gjendrave limfatike të fytit dhe janë ndalur në Klinikën për sëmundje infektive të Shkupit për trajtimin e nevojshëm.

Shkaktari i sëmundjes është bakteria francisiella tularensis e cila përçohet me kontakt direkt me njerëz dhe kafshë të infektuar, nëpërmjet ujit dhe ushqimit të kontaminuar por edhe nëpërmjet frymëmarrjes.

Nga Qendra për Shëndet Publik informojnë se ekipe mjekësore ndodhen në terren dhe po bëhet dezinfektimi dhe deratizimi i zonës.