Rita Ora dhe Bebe Rexha, së bashku në Billboard Music Awards

 

Këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë publikuar një video në rrjetet sociale në prapaskenat e Billboard Music Awards.

Të dyja shfaqen të kuruara shumë mirë, ndërkohë që Rita kërcen me disa lëvizje provokuese për ndjekësit.

Bebe performoi mbrëmë, por nuk arriti të merrte asnjë cmim, ndërsa Rita nuk ishte e nominuar.

Këtë herë, Rita nuk ka ardhur me projekte të reja muzikore prej angazhimeve që ka patur me aktivitete të tjera, por ajo ka lajmëruar se do të vijë me një bashkëpunim me Ed Sheeran.