Rita Ora, e ka quajtur legjendë Barack Obamën.

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, e ka quajtur legjendë Barack Obamën.

Pas fjalimit lamtumirës të presidentit të SHBA-ve, Rita ka kujtuar fjalët e ëmbla që Obama ia kishte thënë në përurimin e tij si President.

“Kurrë nuk do t’i harroj fjalët e ëmbla që m’i ke thënë pas performancës time në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë legjendë”, shkruan Rita. /Arbresh.info