Rita Ora feston ditëlindjen krah një aktori shqiptar (Foto)

Shohim shpesh në rrjete sociale që personazhe të ndryshme të shoubizit bëhen bashkë në evente të ndryshme jashtë vendit apo ndjekin koncertet e njëri-tjetrit.

Këngëtarja Rita Ora ka sot ditën e saj të lindjes. Ajo e ka pritur 26-vjetorin e saj në Dubai duke performuar në një koncert ku i pranishëm në publik ka qenë edhe aktori i njohur Blerim Destani. Destani ka postuar disa video në “Instastory”, ndërkohë që këngëtarja shqiptare interpretonte në skenë.

Ai ka qenë ndër të parët që i ka uruar Ritës ditëlindjen dhe ka kërcyer të gjitha këngët që Rita performoi mbrëmjen e djeshme.

Duket se Blerimi është një nga fansat e këngëtares shqiptare. Rita ka ngritur gjithë publikun në këmbë me hitin e saj R.I.P. Të dy personazhet tashmë janë të famshëm jashtë kufijve të Shqipërisë, megjithatë mbeten dy shqiptarë që takohen dhe festojnë së bashku një ditë siç është edhe ditëlindja e Rita Orës.