Rita Ora humbet qindra mijëra dollarë për shkak të një kontabilisti mashtrues

Rita Ora ka humbur qindra mijëra dollarë për shkak të një kontabilisti mashtrues, por këto para do t’i kompensohen nga kompania e sigurimit.

Njëra prej kompanive të këngëtares 26-vjeçe kishte humbur shuma të mëdha parash pasi ishin keqpërdorur nga një person i cili ‘jetonte si një princ saudit’.

“Rita ka biznese të shumëfishta në mbarë botën. Njëra nga kompanitë në të cilën ajo ka hise, ishte viktimë e mashtrimit së bashku me disa kompani dhe individë tjerë. Humbja potenciale për të gjitha viktimat e mashtrimit është mjaft e madhe, por vetëm për një pjesë e shumës totale Rita ka pasur hise. Por çfarëdo humbje që ka pësuar kompania që ka hise zonjusha Ora, do të kompensohen nga kompania e sigurimit, e cila mbron nga mashtrimet dhe keqpërdorimet tjera”, ka deklaruar avokati i Ritës, Graham Shear.

Edhe vitin e kaluar Rita ishte viktimë e plaçkitjes në shtëpinë e saj në Londër. Dhe për të gjitha këto, Rita ka rritur sigurinë në pronat e saj.

“Rita është shumë e shqetësuar dhe ka shtuar sigurinë personale dhe të pronave të saj. Ajo është e brengosur për veten e saj dhe të familjes”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren.