Rita Ora në telashe të mëdha hetohet nga policia për mashtrim

Rita Ora në telashe të mëdha hetohet nga policia për mashtrim

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është duke kaluar ditë aspak të mirë për sa i përket jetës së saj personale.

2eed13dd75c7456e6a1c5fa33fa42806_XL

Mediat e huaja bëjnë me dije se këngëtarja do të humbasë një pjesë të pasurisë së saj pasi ka mashtruar me shifrën prej 2.3 milionë paundësh.

Pasuria e saj e përgjithshme shkon rreth 10 milionë paundë të deklaruara, ndërkohë që thuhet se ekonomisti i saj ka mashtruar një sërë firmash ku Ora ka investuar duke bërë që ajo të akuzohet për mashtrim dhe policia ka nisur me hetimin.

Në vijim pritet një konfirmim nga vetë Rita Ora për këtë ngjarje, ndërkohë që investimet e saj janë të siguruara nga kompanitë e sigurimit.