Rita Ora, rrëfimi i shqiptares në revistën “Paper”

Rita Ora është shfaqur në kopertinën e fundit të revistës “Paper” me një stil të veçantë. Për revistën mujore që pritet të dalë nesër këngëtarja me origjinë shqiptare nuk është mjaftuar vetëm me foton por ka treguar dhe angazhimet e saj së fundi në America’s Next Top Model.
“Nuk mendoj se vetëm një foto mjafton. Fokusohemi në mënyrën si arrin të bësh për vete fansat, mediat sociale dhe si arrin të bësh për vete fansat me qëllim që ata të të imitojnë”
Rita Ora zbulon se po punon për një album të ri me Jay Z.
Rita Ora ka folur për jetën e saj si dhe kujtoi dhe ceremoninë e lumturimit të Nënë Terezës, ku ajo së bashku Me Lorik Canën ishin prezantuesit e koncertit të organizuar në Vatikan.
“Ishte e pabesueshme. Të jesh shqiptare si Nënë Tereza, dhe të kesh mbështetjen e vendit ishte vërtet e veçantë. Vazhdoj të mendoj si ia arrita”