Rita Ora uron Pavarësinë e Kosovës: Krenare që jam shqiptare (FOTO)

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora, ndër të tjera ka theksuar se është shumë krenare se sa larg ka shkuar vendi jonë deri tash, shkruan KultPlus.

Përmes një fotografi ku Rita duket tejet e lumtur mbi monumentin e Pavarësisë, NewBorn, aty ku edhe u ngjit për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”, moment ky kur ajo bëri shqiponjën duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë, ajo këtë fotografi e ka përcjellë me disa fjalë shumë emocionale urimin e saj për Pavarësinë e Kosovës.

Bukuroshja në urimin e saj shpreh dashurinë ndaj vendit dhe njerëzve, teksa thotë se është krenare që është shqiptare.

Rita theksoi se ajo është pafund krenare se sa larg ka shkuar vendi jonë deri tash.

“Urime Pavarësia vendlindja ime Kosovë. Jam krenare për të gjithë ne dhe sa larg kemi shkuar si komb. Krenare që jam shqiptare. Një rikujtim nga një moment në monumentin e pavarësisë gjatë xhirimeve të këngës “Shine Ya Light”, shkruar veçanërisht për këtë arsye dhe për të qenurit krenare ajo që jam. Ju dua”, ka shkruar Rita.

Rita aktualisht gjendet në SHBA në angazhimet për emisionin televiziv “America’s Next Top Model”. /KultPlus.com