Robert De Niro refuzon të bëjë foto me Arnold Schwarzenegger nëse ai voton për Trump

Robert De Niro refuzoi të bënte foto me Arnold Schwarzenegger në mbrëmjen gala të “Friends of the Israel Defense Forces Western Regional” këtë të enjte, nëse ky i fundit do të votonte kandidatin republikan për President në SHBA.
“Nëse ti mbështet Trump, nuk dua të kem të bëj fare me ty,” i tha aktori, sipas Variety.
“Do të votosh për Trump?”, e ka pyetur De Niro vazhdimisht Scharzenneger, pohuan raportimet.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, të dy burrat janë fotografuar duke i dhënë dorën njëri tjetrit.
Në 8 tetor, Arnold Schwarzeneger tha përmes një deklaratë në Twitter se në fakt ai nuk do të votonte për Donald Trump: “Për herë të parë që kur jam bërë qytetar në 1983, nuk do të votoj kandidatin republikan për president”.