Romani best-seller që u shkrua nga një vajzë 9-vjeçare Last updated Feb 4, 2017

Në vitin 1890, 9-vjeçarja Deizi Eshford shkroi një roman dhe më pas harroi gjithçka në lidhje me të. Ajo hoqi dorë nga shkrimi i letërsisë në moshën 13-vjeçare. Njëzetetetë vjet më vonë, duke u sjellë nëpër shtëpinë e nënës së saj, pasi kjo e fundit kishte vdekur, Deizi dhe motrat e saj gjetën dorëshkrimin në një sirtar. Ato ia treguan një miku, që e përpunoi dhe e botoi nën titullin “Vizitorët e Rinj” në vitin 1919, me një parathënie nga autori i librit “Piter Pan” Xh.M Berri, për të cilën shumë njerëz besuan gabimisht se qe autori i veprës. Romani u vlerësua për intrigat e tij të zgjuara dhe vëzhgimin e zellshëm të sjelljeve të mbretëreshës britanike Viktoria, dhe u pasua nga disa ribotime. Autorja bleu një fermë me të ardhurat e librit të suksesshëm, duke komentuar: “më pëlqejnë ajri i pastër dhe çeqet e familjes mbretërore!”.