Ronaldinho gati për tu rikthyer në futboll

Ronaldinho është gati për tu rikthyer në futboll. Ylli 36-vjeçar brazilian nuk ka luajtur futboll konkurrues që nga largimi i tij nga ekipi i Fluminense në shtator të 2015, por vëllai i tij, njëkohësisht dhe agjenti, Roberto de Assis pohon se ish ylli i Barcelonës dhe Milanit është i gatshëm të bëjë një rikthim në Amerikën e Jugut.

Sipas Assis, Ronaldinho shpreson të nënshkruajë për një ekip konkurrent, në këtë vit të Copa Libertadores, shkruan Goal.com

“Projekti është për të luajtur në vitin 2017. Pas një viti të qetë në të cilën kemi pasur mundësi të fluturojmë rreth botës, të udhëtojmë, shikojmë vendet e tjera që ne nuk i dinim, për të qenë me njerëz, të ndjejmë dashurinë e tyre, kjo është ideja. Projekti 2017 është për të luajtur përsëri dhe do të shikojmë se si do të ndodhin gjërat. Ne mendojmë se ai do të luajë në një ekip që është në Libertadores”, ka thënë Assis për gazetën uruguaiane Ovacion Digital.