Ronaldo dhe e dashura e tij seksi rrëmbejnë vëmendjen të gjithëve në rrugët e Madridit (FOTO)

Cristiano Ronaldo po shijon në maksimum kohën e lirë që iu krijua për shkak të pezullimit të tij të gjatë nga Federata Spanjolle e Futbollit pas veprimit antisportiv në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.Ai nga fillimi i sezonit të ri e deri tani nuk mundur të luajë futboll, pasi është i pezulluar për 4 javët e para. Por kohën ai po e kalon me të dashurën shtatzënë.Së fundmi Cristiano Ronaldo është parë me të dashurën e tij seksi, Georgina Rodriguezin, e cila dukej në formë mahnitëse edhe pse shtatzënë.

Ronaldo dhe bukuroshja janë parë në restorantin Amazonico të martën në mbrëmje në Madrid të Spanjës. Prania e tyre në rrugët pranë restorantit tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve të pranishëm.Cristiano Ronaldo pritet t’u kthehet shpejt fushave me skuadrën e Real Madridit në kampionatin spanjoll, pikërisht mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Real Betis.