Ronaldo e barazon rekordin e madh në ndeshjen kundër Espanyolit (Foto)

Cristiano Ronaldo do të barazojë një rekord të madh me fanellën e Real Madridit.Portugezi më 13 shtator kaloi numrin e 396 paraqitjeve të Alfredo Di Stefanos me fanellën e ‘Los Blancos’, shkruan Gazeta BlicDhe, sonte, ai do të barazojë numrin rekord të ndeshjeve me një tjetër legjendë të klubit, Juanito.Juanito bëri 401 paraqitje me fanellën e Realit, shifër të cilën pas pak do ta barazojë Ronaldo.Juanito, i cili ashtu si Ronaldo, veshi fanellën me numër 7, bëri 401 paraqitje me Real Madridin gjatë qëndrimit të tij 10-vjeçar te klubi, nga viti 1977 deri më 1987-tën.Cristiano aktualisht renditet i 22-ti me numrin e paraqitjeve për gjigantin madrilen, dhe do të tejkalojë disa emra tjerë të famshëm këtë sezon.Së shpejti, portugezi do të jetë në top 20 të të gjitha kohërave për numrin e paraqitjeve me Real Madridin. /Gazeta Blic/