Ronaldo i jep tifozëve të Realit lajmin e vitit

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i ka dhënë fund heshtjes. Ai ka konfirmuar se do të mbetet në Real Madridi edhe në sezonin e ri.“Fitimi i trofeve të mëdhenj me klubin tim vitin e kaluar ishte i shkëlqyeshëm, ashtu si trofetë individuale”, tha Ronaldon për Marca.“Ta bëjë këtë përsëri do të ishte mirë”, ka theksuar Ronaldo, duke lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu.“Ju duhet të punoni shumë, vit pas viti, unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Futbolli është jeta ime, është pasioni im”, ka përfunduar ai.Më herët ishte përfolur se Ronaldo ka kërkuar largimin nga Real Madrid. Por, deri më tani nuk kishte konfirmuar të ardhmen, duke preferuar heshtjen.