Ronaldo kushtoi vetëm 7 mijë dollarë (Foto)

Ronaldo kushtoi vetëm 7 mijë dollarë (Foto)

“El Fenomeno” ka mundur të jetë lojtar i Sao Paulos në vitin 1992. Legjenda braziliane, shumë lehtë ka mundur të transferohet te skuadra e Sao Paulos e cila në vitin 1992 ofroi 7 mijë dollar për sulmuesin brazilian.

Megjithatë, presidenti i klubit vendosi që të mos e bëjë këtë transferim “që tani sigurisht i ka rënë pishmanit”.

“Unë e pash një lojtar në Rio, më pak se 17 vjet, aj u dallua shumë për ekipin e të rinjve brazilian. Unë dua që lojtari të luan në Sao Paulo në këmbim të 15 mijë dollarëve në vit. Lojtari duhet të jetë i lidhur me Paulon dhe një partneritet do të formohet prej 50 për qind. Ju lutem mendoni për propozimin”, shkruhet në letrën e presidentit.

Presidenti Pimenta nuk është përgjigjur zyrtarisht për këtë ofertë, por një bisedë tha se ishte shumë e shtrenjtë për të ofruar 7 mijë e 500 për Ronaldon.

Fenomeni vendosi të luaj për Cruzeiro, ku në 14 ndeshje shënoi 12 gola dhe tri asistime. Më pas kaloi te PSV ku dhe filloi karriera e tij e famshme./IndeksOnline/

TEMAT: