Ronaldo-Real, marrëveshja e re deri 2021

Kristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje të re me Realin deri vitin 2021, e cila pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme. Mediat spanjolle lajmërojnë se menaxheri i portugezit, Horhe Mendez ka mbyllur me sukses bisedimet me presidentin e madrilenëve , Florentino Perez për qëndrimin e portugezit në “Bernabeu” deri në vitin 2012. Ish futbollisti i Mançester Junajtedit, do të vazhdojë kontratën edhe 3 vite, pasi ajo aktuale skadon në qershor të vitit 2018. Portugezi Ronaldo vazhdimisht ka theksuar se dëshiron të pensionohet në “Santiago Bernabeu” dhe t’i bashkohet dyshes Toni Kros-Luka Modriç që kanë vazhduar kontratat e tyre në klub, në javët e fundit.

Alsat-M