Ronaldo shokon tifozët e Realit

 

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që Bale të luajë në finale me Juventusin.

Gareth Bale do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve me 3 qershor. Real Madridi do të përballet me Juventusin në finale të garës më të madhe në futbollin evropian në stadiumin e Cardiffit.

Por, siç raporton “Diario Sport”, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Zidanes që të mos e fus në lojë Balen që po ka probleme në këtë sezon me lëndime.

Portugezi nuk është i kënaqur me formën e bashkëlojtarit të tij, andaj ka kërkuara që në vend të tij të futet Isco që po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.