Rooney mbetet jashtë listës së Anglisë

 

Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney ka mbetur jashtë listës së ekipit kombëtar dhe nuk do të ketë mundësi të luajë edhe në kualifikimet për kampionatin botëror.

Trajneri Garreth Southgate ka arsyetuar lënien jashtë të lojtarit të Manchester United për shkak të formës së mirë të lojtarëve tjerë, transmeton KosovaPress.

“Kemi shumë lojtarë, të cilët po luajnë shumë mirë në pjesën e terrenit ku luan Rooney”, ka thënë ai.

Rooney është golashënuesi më i mirë në historinë e Anglisë, duke luajtur 119 ndeshje për ekipin e parë të kombëtares, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm 15 ndeshje për Manchester United.

Anglia ndodhet në grupin kualifikues F për kampionatin botëror dhe më 10 qershor luan kundër Skocisë, derisa më 13 qershor është planifikuar ndeshja miqësore me Francën.