Rrahje e përgjakshme brenda në Xhaminë e Pashës në Tetovë

Një banor i Tetovës i moshës 49 vjeçare, ka denoncuar në Polici sulm fizik mbi të. Bëhet fjalë për personin me inicialet M.M, i cili i ka thënë Policisë që ishte sulmuar nga një person i panjohur, i cili pas pak ka arritur të identifikohet nga ana e organeve të rendit.

Rreth orës 18 e 30, në rrethin e Xhamisë së Larme, ku personi i sulmuar ka qenë kryetar i Këshillit të Xhamisë, ka hyrë një 21 vjeçar me inicialet J.J, i është ofruar dhe ka filluar konflikt verbal me atë.

Ka filluar ta ofendonte dhe ti flet fjalë vulgare, pas çka ka filluar ta sulmon me grushte dhe pastaj edhe me një mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

Pastaj, mes tyre kanë ndërhyrë persona që kishin qenë të pranishëm aty pari, pas çka sulmuesi ka filluar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pas identifikimit, ai është thirrur në Polici, është biseduar rreth incidentit dhe pas disa orësh është lënë i lirë.

Policia njofton se është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit, njofton Flaka.