Rrahje masive në Shkup

Rrahje masive ku pjesëmarrës kanë qenë dhjetëra persona ka ndodhur pasditën e sotme në qendër të Shkupit në afërsi të T-Arenës, njofton Press24.

Rrahja ka ngjarë mes grupeve të tifozëve të Vardarit dhe Shkupit, ekipe të cilët sot luajnë lojën para tribinave të zbrazëta me faktin se Vardari po vuan dënimin nga federata e futbollit për garë para stadiumit të zbrazët.

Sipas informative jozyrtare ka më shumë të lënduar dhe disa të arrestuar. Nga MPB ende nuk ka informata më të detajuara.