Rrahje mes funksionarëve të LSDM dhe VMRO-DPMNE në Shtip

TV Nova njofton se sot Këshilli i Komunës së Shtipit në seancë të jashtëzakonshme, të cilën e ka mbajtur me kërkesë të grupit këshilltarë të LSDM-së, ka rishikuar raportin e Ndërmarrjes Publike “Isar Shtip” për gjendjen e krijuar pas motit të ligë që e përfshiu komunën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Ndërrmarjes Publike “Isar Shtip” A.G, pasi shpjegoi aktivitete e kompanisë, i përmendi edhe disa funksionarë të LSDM-së, të cilët nuk e kanë paguar taksat për shërbime komunale, të cilat janë thelbësore për funksionimin e shërbimeve komunale.

Në mesin e të përmendurve ishte edhe këshilltari i LSDM-së M.T, i cili sipas TV Nova së pari e ka penguar drejtorin gjatë fjalimit të tij dhe më pas në korridoret e ndërtesës së komunës e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime.
Nga komuna thonë se ky rast është paraqitur edhe në polici.