Rrahje në mes vëllezërve, përdorin edhe shati

Dy vëllezër janë rrahur në mes vete në fshatin Reçan të Suharekës, duke përdorë mjete të forta si dru dhe një shati.

Po ashtu, dyshohet të jetë përdorë edhe një pistoletë e kalibrit të vogël e cila është sekuestruar së bashku me një pushkë gjahu.

Vëllezërit e dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim.

Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarve nën masën e arrestit policor.