Rrahje në një kafeteri të Tetovës

Të shtunën në mbrëmje në kafeterine “Tantra” në Tetovë është regjistruar prishje e rendit dhe qetësisë publike. Sipas burimeve policore dy grupe nga Tetova që janë gjendur në lokal brenda kanë filluar përleshje fizike që ka rezultuar me goditje me grushta dhe shishe të hedhura dhe të lënduar. Policia është në dijeni të autorëve dhe punon në zbardhjen e rastit. Jozyrtarisht bëhet fjalë për grupe nga Cetinska dhe Vardarska, shkruan Shqipmedia.