Rrahje në Prishtinë, një i lënduar rëndë

Policia ka arrestuar gjashtë të dyshuar në lagjen Dardania në Prishtinë pasi që ishin përfshirë një rrahje si pasojë e një zënke të mëhershme.

Si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar një person i përfshirë në rrahje, i cili është duke u trajtuar në QKUK e po ashtu lëndime kanë pësuar edhe të dyshuarit e përfshirë në rast të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/