Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Mustafit për “The Sun”

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Mustafit për “The Sun”

Shkodran Mustafi ka dhënë një intervistë mjaft të bukur në gazetën britanike “The Sun” duke shprehur dashurinë e madhe që ka për vendin tonë.

Ai preferon ta quajë veten më shumë shqiptar, edhe pse ka lindur në Gjermani dhe luan për kombëtaren e “pancerave”. Prindërit e tij kanë emigruar në nga Gostivari i Maqedonisë. Mbrojtësi ka kaluar dy vite me Sampdorian, para se të lëvizte në “Goodison Park” në janar të vitit 2012.

“Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim faktin që do luaj për Gjermaninë. Por në thelb, unë jam shqiptar, Gostivari është 80 për qind me shqiptarë. Unë nuk e flas gjuhën e Maqedonisë, ne flasim shqip në familje, dhe mamaja gatuan ushqime tradicionale shqiptare. Jam krenar për prejardhjen time, bindjet e mia fetare dhe identitetin tim”. është shprehur Mustafi.