Rrëfimi i pazakontë i babait që shokoi botën: Vajza ime u bë burrë …!

Një histori e pabesueshme, në kufijtë e sureales u transmetua në emisionin “The Jeremy Kyle Show”, programi britanik në televizionin ITV.
Protagonist i kësaj ngjarje quhet Luke, një djalë 21 vjeç, i cili qysh në moshën 6- vjeçare, kuptoi se jetonte në trupin e gabuar. Luke nuk ka qenë gjithmonë djalë, madje një vajzë e bukur, e cila i’u nënshtrua një sërë operacionesh për të ndryshuar gjini.
Por nuk mbaron me kaq, Luke vendosi të niste një lidhje me një grua, shoqen e ngushtë të nënës së tij, Kelly. Pas disa kohësh gruaja ngeli shtatzënë dhe tashmë Luke, është në pritje për t’u bërë baba. Drejtuesi i emisionit Jeremy Kyle, e cilësoi këtë histori si “më shokuesja, e jashtëzakonshmja dhe e pabesueshmja e transmetuar ndonjëherë”.
Ndërkohë i riu pranoi se, “Në fillim mendova se ishte vetëm një fazë e rritjes time. Më pas kuptova, se nuk e doja trupin e femrës dhe gjithmonë kam ëndërruar të bëhem mashkull, deri kur bëra ndërhyrjet”.
Më tej ai tregon se më pas u dashurua me shoqen e ngushtë të së ëmës Lana, dhe tashmë janë të lumtur.
5-3