Rrëfimi i priftit arbëresh: Në Greqi ka 900 katunde shqiptare

Rrëfimi i priftit arbëresh: Në Greqi ka 900 katunde shqiptare

Debati mes Greqisë dhe vendin tonë, ka ndezur një “luftë” deklaratash e sulmesh politike, e që të rikthen në vëmendje deklaratën e një prifiti arbëresh.

Gjatë një interviste të kohëve të fundit, Antonio Belushi, një prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj, ka deklaruar dicka tejet të rëndësishme. 82 vjeçari ka pohuar se në Greqi ka 900 katunde shqiptare. Këtë e bazon në një studim që e ka bërë vetë ai.

“Unë botova librin tim ku zbulova 900 katunde shqiptare në Greqi, unë e njohë mirë gjuhen greke, gjenezën e kemi atje. Shkova atje për 40 vjet me radhë”, është shprehur ai gjatë një interviste për një televizion në Kosovë, disa kohë më parë.

Ndjenja kombëtare, lidhje me vëllezërit shqiptarë dhe arbëresh, njohja për Kosovën dhe personalitetet e saj, përkushtimi për kombin janë atributet që e karakterizojnë priftin Belushi.

“Unë jam bir i Kosovës”, tha prifti arbëresh Antonio Belushi.