Rrëfimi rrënqethës i nënës që iu zhduk vajza në sulmin e Manchesterit

Një nënë të cilës po i mungon vajza 15 vjeçare qysh pas shpërthimit të mbrëmshëm në Manchester Arena është e dëshpëruar për të kuptuar nëse e bija e saj është shëndoshë e mirë.

Olivia Campbell kishte shkuar në koncert me shokun e saj të ngushtë, Adam Laëler I cili është duke marrë trajtim mjekësor pas këtij shpërthimi, por nëna e Olivia, Charlotte nuk ka kontaktuar akoma me të bijën.

“E di ku është Adam, por Olivia, ime bijë nuk është me të. Policia më ka thënë se ajo është regjistruar si person i zhdukur”, ka thënë Charlotte, transmeton Klan Kosova.

“Ajo e ka telefonin e saj me vete por ai është jashtë linjës, nuk e di nëse ajo ka humbur në stampedo, në tentativë për tu larguar, por e di se ajo do të më kontaktonte mua, nëse do të kishte mundësi”, ka vazhduar tutje ajo.

Miqtë dhe familjarët e Olivias do të nisin një kërkim në Manchester për të.