Rregullativë për dronët edhe në Maqedoni

Rregullativa për dronët është përgatitur, por nuk mund të miratohet deri sa të zgjidhet përbërja e re e kuvendit të Maqedonisë, pra pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për aviacion civil (AAC), Goran Jandreoski, bëhet fjalë për një dispozitë që parasheh kufizime në aspekt të vendeve për fluturimin e dronëve, ndërkaq përcaktohet saktësisht edhe proceudra për sigurimin e një dokumenti për operimin me dron.

Kjo dispozitë parasheh edhe dënime, nëse nuk respektohet e njëjta. Jandreoski bëri të ditur se Maqedonia do të përdorë përvojën e Singapurit për kontrollimin e fluturimeve të dronëve./