Rrëmbehet deputeti në Ukrainë

Një deputet në Ukrainë është rrëmbyer nga persona ende të panjohur. Bëhet fjalë për Aleksej Gonçarenko, i cili është njëherësh edhe zëvendëspresident i bllokut të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Përfaqësuesi i bllokut të Petro Poroshenkos, Igor Gryniv nëpërmjet një njoftimi në parlament ka konfirmuar se Gonçarenko është rrëmbyer në qytetin Odesa, nga ana e personave të panjohur.

Gryniv ka theksuar se forcat e sigurisë në mënyrë urgjente duhet të formojnë ekipe speciale për gjetjen e Gonçarenkos.   Edhe kryetari i Parlamentit ka bërë apel për gjetjen e Gonçarenkos.

Autoritetet bëjnë të ditur se Gonçarenko pas seancës plenare ka shkuar në Odesa dhe më pas nuk është marr asnjë lajm nga ai.