Rrëmbehet një vajzë nga një fshat i Tetovës

Mbrëmë rreth orës 23:40 në stacionin policor në Gostivar, B.R (28) nga Gostivari ka paraqitur se të njejtën ditë në orën 23:30 në rrugën “Zh. Brajkoski”, S.D nga fshati Zherovjan i Tetovës, ka rrëmbyer vajzën A.A (23) nga fshati i Tetovës.S.D së bashkë me një person tjetër i cili e ka drejtuar makinën, nën kërcënimin se ka armë e ka nxjerrur A.A nga makina “Opel”, S.D ka marrë makinën dhe e ka goditur vajzën e lënduar dhe e ka kërcënuar se do ta dërgojë në mal.

Në orën 23: në fshatin Çajle nga ana e policisë kujdestare janë vërejtur S.D dhe A.A, të cilët janë marrë dhe janë dërguar në stacionin policor në Gostivar për hetim të mëtejshëm.