Rrezik nga bora, shtyhet ndeshja e ligës së madhe evropiane (FOTO)

Serie A është e prekur nga reshjet e borës dhe temperaturat e ftohta.

Pescara – Fiorentina, ndeshje e caktuar për ditën e diel rrezikon të shtyhet.

Ballafaqimi i caktuar për të filluar në ora 15:00 mund të shtyhet për një datë tjetër për shkak të borës së madhe që ka rënë në ditët e fundit, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Fusha është mbuluar por problemi ka të bëjë me akullin e formuar në pjesët tjera të stadiumit.

Një vendim përfundimtar pritet të merret së shpejti. /Lajmi.net/