Rrëzohet aeroplani me ekipin brazilian të futbollit (Foto)

Një aeroplan me 72 persona në bord, duke përfshirë edhe një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar në qytetn Medelin të Kolumbisë.
 

Nuk ka të dhëna ende nëse ka ndonjë person të mbijetuar.

Avioni çarter ishte duke fluturuar nga Bolivia dhe po transportonte ekipin e futbollit Chapocoense, që luajti në finalen e kupës së Amerikës së Jugut me ekipin e Medellin Atletico Nacional.

Sipas raportimeve të huaja, avioni u rrëzua në një zonë malore jashtë qytetit Medelin. Kryebashkiaku i këtij qyteti e përshkroi ngjarjen “një tragjedi të përmasave të mëdha”, por shtoi se është e mundur që të ketë të mbijetuar. /syri.net