Rrëzohet avioni me 47 persona në bord, asnjë i mbijetuar

Një avion me 47 persona në bord është rrëzuar në afërsi të Abbottabad në Pakistan. Asnjë person nuk ka mbijetuar nga fatkeqësia ajrore.
Pakistan International Airlines (PIA) tha se avioni “Pk 116”, humbi kontaktet me kullën e kontrollit teksa po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit, Islamabad nga rajoni verior Chitral.
Avioni u rrëzua në fushën Havelian të provincës Khyber Pakhtunkhwa, rreth 125 km (77 milje) në veri të Islamabadit.