Rrëzohet keq skiatorja, dërgohet në spital me helikopter (Foto)

Rrëzohet keq skiatorja, dërgohet në spital me helikopter (Foto)

Skiatorja e famshme, Mirjam Puchner ka pësuar një lëndim të rëndë në ushtrimet e ditës së sotme. Austriakja pësoi një lëndim të rëndë, pasi u detyrua të largohej për në spitalin më të afërt me helikopter, shkruan IndeksOnline.

Sipas medieve të huaja Puchner është dërguar në spital dhe është duke u operuar. Thuhet se ka pësuar disa lëndime trupore, dhe tronditje në kokë./IndeksOnline/