Rrëzohet muri i klasës, profesori vazhdon ligjëratën sikur mos të ketë ndodhur asgjë

 

Profesori i njohur vetëm me mbiemrin Zhang, ka vazhduar të ligjërojë edhe pasi është rrëzuar muri i klasës së shkollës që ndodhet në Zhejiang të Kinës.
Derisa studentët janë ngritur nga karriget dhe kanë filluar të bërtasin, ai nuk ka lëvizur nga tabela derisa ka përfunduar njësinë, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë e tregon momentin dramatik, kur tërë pjesa e muri shembet dhe shihet klasa që ndodhet në anën tjetër.

Askush nuk është lënduar në këtë rast, ndërsa hapësira është bllokuar derisa t’i kthehet gjendjes normale.