Rrihen mes vete nëntë persona në Lipjan

 

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se më 8 maj, është raportuar një mosmarrëveshje në mes të nëntë personave në Lipjan. Si pasojë e kësaj, nëntë personat janë përleshur mes vete dhe më vonë janë dërguar edhe në spital.

Në fshatin Llugaxhi në Lipjan, në orën 16:00, raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete nëntë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

“Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.