Rrihen mes vete policët serbë në veri Mitrovicës

Një përleshje fizike mes dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ka ndodhur të martën mbrëma rreth orës 22:50, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit.

Sipas këtyre burimeve, Goran Saviq, ish pjesëtar i MUP-it serb I cili ka vuajtur edhe burg në Serbi për shkak të shit-blerjes ilegale me armë, tani pjesëtar i Njësisë së reagimit të shpejtë në Policinë e Kosovës, ka sulmuar fizikisht policen e njësisë së tij, Zorica Jovanoviq.

“Saviq e ka sulmuar kolegen e tij mbrëmë gjatë detyrës, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, ndërsa arsyet dyshohet të jenë private”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se policit Saviq i është marr arma zyrtare dhe ai është suspenduar, derisa organet kompetente janë duke zhvilluar hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.