Rritet interesimi për in vitro-ndahet vauçeri i 1200-të in vitro për fëmijën e parë për vitin 2016

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë më 2 nëntor të këtij viti ndau vauçerin e 1200-të in vitros për fëmijën e parë. Me kënaqesi informojmë se dinamika e realizimit të projektit për in-vitro, si një prioritet i lartë i Fondit, i ka tejkaluar edhe pritjet tona më optimiste, si nga numri i kërkesave të mbuluara nga kjo procedurë, ashtu edhe nga shpejtësia dhe efikasiteti i realizimit të saj.
Deri më 01.11.2016, numri i kërkesave të aprovuara për in vitro për fëmijën e parë është 1200, që është tregues se numri i kerkesave të aprovuara për IN-VITRO është më i lartë se në vitin 2015. Parashikimet tona janë se deri në fund të vitit 2016 numri i vauçerëve për in-vitro do ta tejkalojë numrin e vauçerave të aprovuar në vitin 2015 diku rreth 20% .
Trendi i rritjes së numrit të vauçervë vjen si rrjedhojë e risive të cilat Fondi dhe shteti në vazhdimësi i mundëson për të siguruarit, siç është risia nga 01.01.2014 ku me mbulesë të Fondit mundësohet in vitro për fëmijën e dytë. Risia e radhës nga 28.12.2015 ishte mundësia e të drejtës për in-vitro për fëmijë të tretë, dhe të katërt. Lehtësim për të siguruarit ishte lirimi nga participimi respektivisht, me ndryshimet ligjore nga 13.11.2015 participimin prej 6000 denarëve për shërbimin e in-vitros për fëmijën e parë, të dytin, të tretin dhe të katërtit e mbulon Fondi për sigurim shëndetësor.
Numri i vauçerëve të miratuar është dukshëm i rritur edhe për kërkesat për fëmijë të dytë. Në 01.11.2016 e kemi ndarë vauçerin e 146-të për fëmijë të dytë, numër ky i cili është i barabartë me numrin total të vauçerëve të ndarë për fëmijë të dytë në vitin 2015. Ndërsa për fëmijën e tretë e kemi miratuar vauçerin e 5-të për vitin 2016.
Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 2008 e deri më tani Fondi ka shpërda 9640 vauçerë për in vitro. Hera e parë kur Fondi ka filluar ti mbuljë këto shërbime është viti 2008, edhe atë sipas procedurës për refundim të mjeteve, ndërsa nga viti 2010 fillon me shpërndarjen e Vauçerave. Mjetet të cilat Fondi i ka paguar për realizimin e të drejtës për in-vitro prej vitit 2010 deri në vitin 2015 është 387 milion e 465 mijë denarë.
Të dhënat nga ky projekt i Qeverisë ndër vite shënojnë rritje edhe atë: në vitin 2013, nga 1.075 kërkesa për invitro, Fondi i ka miratar 1.039 kërkesa pozitive. Në vitin 2014, nga 1.166 kërkesa për invitro, Fondi i ka miratuar 1.060 kërkesa pozitive. Në vitin 2015, nga 1598 kërkesa për in-vitro, Fondi i ka miratuar 1341 kërkesa pozitive, kurse për vitin 2016 deri më datë 01.11.2016 nga gjithsejt 1528 kërkesa, Fondi i ka miratuar 1351 kërkesa pozitive.
Në Republikën e Maqedonisë, përqindja e shtatzanisë së dëshmuar si rrjedhojë e procedurës Invitro, në vitin 2011 është 38,7%, në vitin 2012 është 41.3%, në vitin 2013 është 50.5%, në vitin 2014 është 54.5%, dhe në vitin 2015 është 50.5%, kurse në pjesën e parë të vitit 2016 është 43,6%. Këto të dhëna statistikore tregojnë për suksesin dhe nivelin e lartë të specializimit të institucioneve shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin. Ky trend ritës është edhe si rezultat i mbulimit të mjeteve nga ana e Fondit, për dallim nga sistemet e huaja të shëndetësisë, vendet e të cilave nuk e mbulojnë këtë intervenim.
Nga përvoja botërore dhe përvoja e Maqedonisë, duam ti sygjerojmë çiftet e reja se nuk duhet ta prolongojnë procedurën për in-vitro nga shkaku se mosha është parametër shumë I rëndësishëm për një in-vitro të suksesshme.
Nuk anashkalohen rastet kur, Kërkesa që e parashtrojnë palët nuk është e kompletuar me dokumentacionet e nevojshme mjekësore që dëshmojnë sterilitetin, në atë rast komisioni në kuadër të Fondit e njofton palën për dokumentacionin që mungon dhe e njëjta rekomandohet të plotësohet në kohë sa më të shkurtër që në fund, Komiosioni i Fondit të mund të vendosë.
Lehtësim tjetër sa i përket procedurës administrative është zbatimi i kërkesave elektronike nga ana e gjinekologut amë, ku 50% e kërkesave të reja nga muaji prill i vitit 2015-të janë sjellë në mënyrë elektronike. Me dërgimin e kërkesës në mënyrë elektronike dihet saktë cilat dokumentacione janë të nevojshme.
Institucionet shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin në vitin 2016 për kryerjen e shërbimeve Invitro janë: Pllodnost në Manastir, DR.Organxhiski në Shtip, , Re-medika në Shkup, Ultramedika në Shkup, Moja bolnica në Shkup, Axhibadem Sistina në Shkup, Kinika për gjinekologji dhe akusheri, Gineko medika në Shkup dhe Inanna sistem (Klinika Njuborn) në Shkup.
Dokumentacioni i nevojshëm, udhëzimi për mënyrën e realizimit të drejtës për in-vitro dhe të gjitha informacionet tjera, janë të shpallura në web faqen zyrtare të Fondit për sigurim shëndetësor www.fzo.org.mk